REFERI KRYESOR
Kosumi, referon Ferronikeli - Prishtina
5 June, 2015 @1:46
Ferronikeli kërkon titullin kampion të dielën në ndeshje ndaj Prishtinës që luhet në Përparim Thaçi të Prizrenit.
Ekipit drenicak i mjafton një pikë për tu shpallë kampion, derisa drejtësinë në këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari me më së shumti delegime këtë stinor në Superligë, Besfort Kosumi.
Kosumi ka ndarë drejtësinë në 22 ndeshje të stinorit, derisa ka treguar 111 kartonë të verdhë e 9 kartona të kuq gjatë këtyre ndeshjeve.
Ai ka treguar 13 herë pikën e bardhë gjatë stinorit.
Ndihmës të Kosumit në këtë ndeshje do të jenë: B. Selimaj, F. Abrashi dhe M. Baliu.
Kandidati tjetër për titull kampioni, Besa, që kërkon fitore në Gjakovë ndaj Vëllaznimit dhe humbjen e Ferronikelit ndaj Prishtinës, do të ketë refer kryesor Hajriz Hajdarin, që ka 19 delegime këtë stinor.