Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - LEEDS

Leeds fantastik, por kampioni s’lejon befasi

Leeds fantastik, por kampioni s’lejon befasi


12 September, 2020 @20:23

Që në ditën e parë të sezonit të ri, Premier League na dhuroi një ndeshje fantastike!

Liverpool e Leeds zhvilluan mes tyre një “betejë” fantastike, që në fund u mbyll me plot 7 gola dhe me fitoren e Liverpoolit 4-3.

Në ndeshjen e parë pas rikthimit në Premier League, Leeds i drejtuar nga Bielsa tregoi një paraqitje mbresënëse dhe shumë lehtë mund të dilte me pikë nga “Anfield Road”. Për fatin e keq të skuadrës nga Yorkshire, një penallti e shkaktuar nga spanjolli Rodrigo ia dha mundësinë egjiptianit Salah që ta kompletojë hat-trickun personal dhe t’ia fitojë ndeshjen skuadrës së tij kur kishin mbetur shumë pak minuta lojë.

Goli tjetër i Liverpoolit u shënua nga Van Dijk, ndërsa për Leedsin sonte shënuan Harrison, Bamford dhe Klich.

Xhiron që vjen, kampioni në fuqi i Anglisë i shkon Chelseat, kurse Leeds e pret Fulhamin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League