PADERBORN
Legjenda e Bayernit, nis karrierën e trajnerit
13 October, 2015 @18:26
Ish futbollisti i Bayernit dhe i reprezentacionit gjerman, Steffan Effenberg, do të nis këtë fundjavë karrierën e trajnerit në Bundesliga 2.
Ai ka marrë drejtimin e ekipit të Paderbornit që nuk ka nisur mirë stinorin në ligën e dytë gjermane dhe do të tentojë që t’i këndellë ata përgjatë pjesës së mbetur të stinorit, kanë bërë të ditur mediat gjermane sot.
I njohur si ‘tigri’ Effenberg 47 vjeç në përballjen e parë të tij si trajner do të ndeshet ndaj Eintracht Braunschweigut në fundjavë.