SPANJA
Pas një dekade, pa asnjë lojtar të Barcelonës
13 October, 2015 @10:16
Spanja, që mbrëmë përfundoi si lidere e Grupit C kampanjën kualifikuese për EURO 2016, për ndeshjen ndaj Ukrainës, ka dalë në fushë për herë të parë me 11-shen që nuk ka pasur asnjë lojtar të Barcelonës!
Plaku Vicente Del Bosque më pas ka futur në ndeshje dyshen Jordi Alba dhe Sergio Busquets, por kjo e dhënë e 11-shes së ish kampiones europiane dhe botërore tashmë do të thotë shumë, pasi që ka filluar të ulet ndikimi i katalonasve në reprezentacion (edhepse Cesc Fabregas e Thiago Alcantara, janë ish Barcelonistë).