Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPECIALE

Rasti unik i Turqisë, që varet nga kazakët

BOROZANI/Erdis Driza

Rasti unik i Turqisë, që varet nga kazakët


13 October, 2015 @13:08

Hungaria është aktualisht e treta më e mira nga të gjitha grupet për EURO 2016 me 15 pikë të fituara dhe nuk do të luajë më, pasi kanë përfunduar ndeshjet e grupit të saj. 

Ukraina ka 13 pikë dhe nuk ka ndeshje më. Kroacia ka 14 pikë, mirëpo loja e saj me Maltën (e fundit në grupin e Kroacisë) nuk do të llogaritet te kjo tabelë. Të tjerët, nuk kanë më ndeshje. 

E Turqia, ka vetëm 9 pikë në tabelën e vendeve të treta (sipas rregullit ku pikët me ekipin e fundit në grup nuk llogariten). 

Por çka shpresojnë turqit? Nëse ata mposhtin sot Islandën, do të shtojnë edhe 3 pikë dhe do të bëhen 12 pikë në total. Ndërsa nëse Kazakistani mposht Letoninë si mysafir, Kazakistani do të del nga fundi i grupit të Turqisë dhe i fundit do të bëhet Letonia. 

E kjo ia shton Turqisë pastaj pikët e fituara ndaj Kazakistanit, kurse ia heq ndaj Letonisë - që do t’i jep Turqisë 4 pikë tjera dhe do të arrijnë kuotën e 16 pikëve dhe kualifikimin direkt si e treta më e mirë. 

TABELA AKTUALE

Turqia ka barazuar dy herë me Letoninë në grup, duke fituar 2 pikë nga ata. Ndërsa ka mposhtur Kazakistanin 2 herë në grup, duke fituar 6 pikë nga ata. Aktualisht Turqisë nuk i llogariten pikët me Kazakistanin, pasi që është i fundit në grup. E nësë fiton Kazakistani sonte në Letoni, Turqisë do t’i llogariten pikët me Kazakistanin dhe i hiqen me Letoninë (si i fundit në grup në rast të humbjes sonte). 



TABELA E TË TRETAVE DREJT EURO 2016:

1 Hungaria 15 pikë kualifikohet direkt Grupi F
2 Kroacia 14 pikë barazh Grupi H
3 Ukraina 13 pikë barazh Grupi D
4 Danimarka 12 pikë barazh Grupi I
5 Suedia 12 pikë barazh Grupi G
6 Irlanda 12 pikë barazh Grupi C
7 Sllovenia 10 pikë barazh Grupi E
8 Turqia 9 pikë barazh Grupi A
9 Bosnja 8 pikë barazh Grupi B

 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016