SIR KENNY DALGLISH

Legjenda e Liverpoolit, pozitiv në coronavirus
10 April, 2020 @21:34
Në Britani të Madhe, veçanërisht në Angli rastet e coronavirusit po rriten shpejtë në mënyrë eksponenciale, ndërsa së fundi është konfirmuar edhe pozitiv legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish, bën të ditur BBC Sport.
“Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish është testuar pozitiv në coronavirus dhe është në spital, por nuk po tregon simptome,” ka bërë të ditur famlija e tij, transmeton BBC njoftimin.
Ish lojtari dhe trajneri ka bërë test rutinor dhe papritur ka dalë pozitiv.
Dalglish 69 vjeç ka qenë ish sulmues i Celticut dhe Skocisë. Ai fitoi katër herë titullin e kampionit në Skoci para e të kalonte te Liverpool në vitin 1977.
E në Anfield Road ai fitoi tetë tituj kampioni si lojtar dhe trajner, duke shtuar edhe tre tituj evropian në këtë proces.