Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEICESTER - CHELSEA

Leicester përkohësisht lider në Premier League

FOTO / Premier League

Leicester përkohësisht lider në Premier League


19 January, 2021 @23:07

Leicester City, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 2-0, ngritet në pozitën e parë në Premier League.

Ish-kampionët e Anglisë, shënuan që në minutën e gjashtë të ndeshjes me Wilfred Ndidi, derisa epërsinë e dyfishoi James Maddison në minutën e 41’.

Chelsea në minutën e 86’ shënoi me Timo Werner, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Leicester City me një ndeshje më shumë, përkohësisht bëhet lider në Premier League me 38 pikë, kurse Chelsea me 29 pikë gjendet në pozitën e tetë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League