ADMIR MEHMEDI
Lëndim serioz!
2 February, 2015 @16:49
Skuadra e Freiburgut do të jetë e hendikepuar në ndeshjet e ardhshme për shkak se nuk do të mund të llogarisë për shërbimet e sulmuesit nga Gostivari, Admir Mehmedi.
Sulmuesi me nënshtetësi zvicerane, që ishte lënduar të shtunën gjatë ndeshjes Freiburg - Eintracht Frankfurt, pritet të mungojë rreth tre javë, njofton klubi gjerman.
Mehmedi, ka shënuar vetëm një gol në 15 paraqitje me Freiburgun në Bundesligë.