SERIE A
Sassuolo e lë pa pikë Interin
1 February, 2015 @14:49
Skuadra e Interit ka pësuar humbjen e dytë me radhë pas asaj të javës së kaluar kundër Torinos.
Në paraqitjen e parë të Xherdan Shaqirit si titullar, nerrazzurët janë mposhtur me rezultat 3-1 kundër Sassuolos.
Reprezentuesi italian, Simeone Zaza, ishte ai i cili shënoi golin e parë të ndeshjes, duke e kaluar vendasit në epërsi me 1-0.
Rezultati u dyfishua në minutën 29’ kur Nicola Sansone shënoi për 2-0.
Shpresat e Interit u rikthyen në minutën 83’ kur Mauro Icardi e ngushtoi disavantazhin në 2-1, për në minutat shtesë të ndeshjes, penalltia e realizuar Domenico Berardi e qartësoi gjithçka në lidhje me fituesin e ndeshjes.
Që të dy skuadrat deri në fund të ndeshjes mbetën pa një lojtar pasi Sansone tek Sassuolo dhe Donkor tek Interi u ndëshkuan me karton të kuq pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.