ANFIELD

Sturridge kthehet me gol, Liverpooli fiton
31 January, 2015 @18:21
Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Premier League duke e mposhtur West Hamin me rezultat 2-0.
Gëzimi i tifozëve të ekipit nga Anfield është rritur edhe më shumë, pasi sulmuesi anglez, Daniel Sturridge, arriti të shënojë golin e dytë për skuadrën e tij pasi u inkuadrua në lojë, duke realizuar kështu një rikthim të sukseshëm pas pesë muajve jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit.
Goli tjetër i të kuqëve u shënua në minutën 51’ nga Raheem Sterling.
Kjo fitore e mundësoi Liverpoolin ta kalojë West Hamin në radhitjen tabelare, duke e renditur në pozitën e shtatë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.