STAMFORD BRIDGE

Paqe në derbi
31 January, 2015 @20:05
Ndeshja më e rëndësishme e javës në Premier League, ku u përballën dy skuadrat kryesore për titull, Chelsea dhe Manchester City, nuk dha fitues.
Lideri tabelar, Chelsea, arriti ta ruajë dallimin prej pesë pikëve ndaj rivalit të drejtpërdrejtë, Cityt, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Sulmuesi i Chelseat, Loic Remy, shënoi golin e parë në ndeshje në minutën 41’, pas asistimit të bukur të Eden Hazardit, derisa katër minuta më vonë David Silva e barazoi rezultatin duke e shfrytëzuar daljen e gabueshme të portierit Courtois.
Javën e ardhshme Chelsea do të jetë mysafire e Aston Villas, derisa Manchester City do ta pret në shtëpi Hull Cityn.
Rezultatet dhe tabela aktuale.