GRANIT XHAKA
Xhaka rinovon me Gladbach-un
2 February, 2015 @16:28
Ylli kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, i ka dhënë fund dilemave nëse do të kalojë në ndonjë skuadër tjetër.
Mesfushori 22 vjeçar, i cili është shndërruar në njërën prej shtyllave kryesore te skuadra nga Bundesliga, ka arritur marrëveshje të re, të cilën e ka zyrtarizuar sot.
Xhaka ka nënshkruar kontratë të re me Borussia Monchengladbachun, e cila do të ketë kohëzgjatje deri në vitin 2019.
Graniti ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e këtij stinori në Bundesliga, përveç 2 ndeshjeve që kishte munguar për shkak të lëndimit, dhe një tjetër për shkak të suspendimit.
#Gladbach have extended Granit #Xhaka‘s contract with the club until 2019! More info soon… #fohlenelf pic.twitter.com/5FDZbwX7q9
— Borussia (@borussia_en) February 2, 2015