BRAZIL
Lëndohet Douglas Costa
23 June, 2018 @17:23
Pas fitores së djeshme ndaj Kosta Rikës, një lajm jo i mirë vjen për Brazilin.
Anësori Douglas Costa ka pësuar një lëndim në kofshë dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e tretë të grupit, që Brazili e luan ndaj Serbisë.
ORARI DHE TABELAT - RUSSIA 2018
Përveç Douglas Costas, ndaj Serbisë Brazili do të jetë edhe pa Danilon, i cili mungoi edhe në ndeshjen ndaj Kosta Rikës për shkak të lëndimit.
Se a do të mungojë Douglas Costa edhe pas fazës së grupeve, mbetet të shihet!