GRUPI E: SERBIA - ZVICRA
Kosova shpëton Zvicrën, Shaqiri-Xhaka gol, mposhet Serbia
22 June, 2018 @21:45
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me golat e tyre në pjesë të dytë, i kanë sjellë fitoren e parë Zvicrës në Botërorin Rusia 2018, duke përmbysur epërsinë serbe nga pjesa e parë - për t’i sjellë tre pikët e para dhe katër në total për Zvicrën në Grupin E.
Fotografia e Shaqirit me bërtimën lehtësuese pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, tregon më së miri se çfarë ka pasur brenda Xherdani, ndërsa me fitore ndaj Serbisë - duket se gjithçka u realizua.
Zvicra me 4 lojtarë shqiptarë në ekip, tashmë është me pikë të njejta si Brazili lider, ndërsa në përballjen e fundit të Grupit E, luan ndaj Kosta Rikës.
Serbia erdhi shpejt në epërsi, kur Aleksandar Mitrovic shënoi me kokë për epërsinë 1-0.
Raste të mira kishte Blerim Xhemajli në pjesë të parë, por nuk arriti t’i konkretizojë ato.
Në pjesë të dytë, Granit Xhaka me një super-gol barazoi rezultatin, ndërsa sulmeve zvicerane të pasuksesshme zgjidhje i dha krejt në fund, Xherdan Shaqiri, i cili duke ikur nga ofsajdi u gjend i vetëm, ndjekur nga Dusan Tosic, i shpejt deri te porta, për të shënuar - kthjellët - në portën serbe dhe për t’ia sjellë fitoren e madhe Zvicrës, 2-1.