GRUPI D: NIGERIA - ISLANDA
Nigeria fiton, Argjentina shpreson
22 June, 2018 @18:52
Nigeria e mposhti Islandën me rezultat 2-0. Kësaj fitoreje u gëzua edhe Argjentina, ngase gjithçka do të caktohet në ndeshjet e fundit në Grupin D, për pozitën e dytë.
Mbrojtja e Islandës nuk arriti t’i ndalë golat e Ahmed Musës, i cili shënoi dy herë për Nigjerinë, kurse te Islanda ylli Sigurdsson nuk arriti të shënojë në minutën e 83-të nga pika e bardhë.
TABELAT AKTUALE dhe ORARI / RUSIA 2018
Nigeria me këtë fitore u ngrit në pozitën e dytë në Grupin D, ndërsa Kroacia e kishte siguruar dje kualifikimin. Argjentina ndeshjen e fundit do të luaj kundër Nigjerisë, derisa Islanda kundër Kroacisë.