PHILLIP COCU
Fenerbahçe zyrtarizon trajnerin e ri
22 June, 2018 @12:20
Pas dështimit që të fitojë titullin kampion stinorin e shkuar në Turqi, Fenerbahçe ka ndërruar trajnerin e skuadrës Aykut Kocaman dhe në vend të tij ka sjellë holandezin e njohur, Phillip Cocu.
Mesfushori i dikurshëm i Holandës dhe i PSV-së dhe Barcelonës, Cocu, në karrierën e tij si trajner ka punuar si ndihmës-trajner i Holandës (2008-2012) dhe prej aty ka qenë pjesë e shtabit teknik e edhe trajner i PSV Eindhovenit.
Fenerbahçe ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Cocun, ndërsa trajneri i ri i skuadrës nga Stambolli do të zbarkojë te ekipi i ri më 28 qershor, kur pritet të arrijë në qendrën sportive të Fenerbahçes, Samandira Can Bartu.