MUND TË LUAJ
Konfirmohet çështja e Neymarit
21 June, 2018 @16:24
Pas lëndimit të pësuar në përballje me Zvicrën, Neymar i cili nuk kishte mundur të stërvitej në ditët e fundit me Brazilin, do të mund të luaj në përballjen e radhës.
Njoftimin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Federatës braziliane (CBF) që ka bërë të ditur se Neymar tash është plotësisht i gatshëm për përballjen e radhës që ekipi i selektorit Tite e zhvillon ndaj Kosta-Rikës nesër në ora 14:00.