PREJ LIVERPOOLIT TE JUVENTUS
Emre Can ateron te kampioni
21 June, 2018 @12:26
Mefsushori i Liverpoolit, Emre Can, ka ateruar sot në Torino, për të kryer testet mjekësore para zyrtarizimit të tij si lojtar i ri i Juventusit.
Reprezentuesi gjerman, 24 vjeç, do të bëhet pjesë e bianconerëve dhe pasi që kontrata me Liverpoolin i përfundon me 30 qershor 2018, ai do të nënshkruajë pa nevojë për dëmshpërblim mes ekipeve.
Mediat italiane kanë shkruar se Can pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ekipin e Juventusit, ndërsa është transferi i dytë veror për ekipin në fjalë, pasi që më parë bianconerët zyrtarizuan Mattia Perinin nga Genoa.