GRUPI B: IRANI - SPANJA
Fitorja e parë e Spanjës
20 June, 2018 @21:58
Futbollistët e Spanjës kanë arritur të shënojnë fitoren e parë të tyre në Botërorin Rusia 2018, duke e mposhtur Iranin luftarak me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për spanjollët e shënoi Diego Costa, pas një karamboli në tentim shutin e tij drejt portës iraniane, që rezultoi të përfundon në rrjetë.
Në anën tjetër, pas golit të pranuar Irani i drejtuar nga Carlos Queiroz është treguar goxha i rrezikshëm, por përkundër kërcënimeve drejt portës së David de Geas, goli nuk ka ardhur dhe në fund u pajtuan me humbje.
Pas kësaj ndeshjeje, Portugalia dhe Spanja me nga 4 pikë udhëheqin Grupin B, ndërsa Irani i treti ka 3 pikë dhe fatin e tyre në Rusi do ta kërkojnë në përballjen e fundit të grupit, ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.