ALUSH GAVAZAJ
Liria mbetet pa Gavazajn
20 June, 2018 @8:42
Derisa Feronikeli nuk ka të ndalur në përforcime, në anën tjetër Liria thuajse ka mbetur vetëm me lojtarë të ri në skuadër.
Së fundi, Alush Gavazaj, mesfushor i ri 23 vjeç, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Feronikelit nga Gllogoci, ndërsa më parë ai ka bërë karrierë edhe në ekipe të Kategorisë së Parë shqiptare si Korabi, Tërbuni, Tirana, etj.
Liria ka mbi gjysmën e ekipit standard nga stinori i kaluar tashmë të larguar, me tu larguar trajneri Bledi Shkëmbi nga bardhezinjtë.
Ekipi prizrenas nuk ka bërë ende asnjë veprim sa i përket përforcimeve dhe emërimit të shefit të shtabit teknik prej se ka përfunduar stinori 2017/18 i Superligës.
Në anën tjetër, Feronikeli, përveç që ka vazhduar me Sulejman Starovën trajner, bashkë me Prishtinën dhe Llapin është ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar veror aktualisht.