PROBLEME TE BRAZILI
Neymar s’mund të stërvitet
19 June, 2018 @18:07
Sulmuesi i Brazilit, Neymar, ka dalë nga stërvitjet e kombëtares në Rusi, pasi që ndjeu dhimbje në gjurin e djathtë të tij dhe kaloi pjesën tjetër të ditës sot duke kryer fizioterapi.
Njoftimin e ka dhënë Federata e Futbollit të Brazilit, ndërsa ende nuk dihet nëse Neymar do të jetë i gatshëm për përballjen e radhës të ekipit të tij, ndaj Kosta Rikës.
Neymar ka qenë lojtari më i fauluar në një ndeshje të Botërorit Rusia 2018, statistikë kjo nga ndeshja të cilën Brazili e barazoi me Zvicrën, 1-1.