BERND LENO
Arsenal arrin marrëveshje për portierin e ri
19 June, 2018 @17:59
Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin për t’ua blerë portierin e tyre, Bernd Leno.
Njoftimin e ka bërë BBC Sport sot, ndërsa portieri 26 vjeç gjerman, që është pjesë e aspirinëve që prej vitit 2011, shpejt do të kuptohet se kur do të udhëtojë për në Londër, për të kryer testet mjekësore.
Petr Cech dhe David Ospina janë dy portierët ekzistues te Arsenali dhe ende është e paqartë se cili prej tyre do t’ia lëshojë rrugën Lenos.
22 milionë euro është dëmshpërblimi që topçinjtë do t’i paguajnë Leverkusenit për Lenon.