DHONATAN SANTOS DA HORA
Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin
21 June, 2018 @15:36
Braziliani nga ekipi maltez, Qrendi, Dhonatan Santos da Hora, është sulmuesi i ri i Vëllaznimit të Gjakovës edhe zyrtarisht.
Ekipi gjakovar në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë dhe në faqen e Facebookut ka postuar fotografi të brazilianit duke nënshkruar kontratë me ekipin kuqezi nga Gjakova, që në stinorin 2017/18 humbi statusin e ekipit të Superligës.
Santos ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Vëllaznimin, për stinorin 2018/19. Braziliani është 28 vjeç, 177 centimetra i gjatë dhe ka qenë pjesë e Qrendit në Maltë që nga shtatori i vitit 2016.