FLORENT SEJDIU
Sulmuesi i radhës, Sejdiu te Vëllaznimi
21 June, 2018 @16:07
Vëllaznimi pas zyrtarizimit të brazilianit që luan në pozitën e sulmuesit qendror, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin kosovar, Florent Sejdiu.
Sejdiu që më parë ka qenë pjesë e ekipeve mitrovicase Trepça dhe Trepça’89, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Vëllaznimin e Gjakovës dhe pritet t’i ndihmojë ekipit në rikthimin e tij në Superligë.
Përndryshe, Sejdiu është djali i trajnerit aktual të Vëllaznimit, Gani Sejdiu.