Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARGJENTINA

Ekipi i Messit

Ekipi i Messit


21 June, 2018 @19:54

Ekipi i ndërtuar rreth Messit, për Messin, vetëm e vetëm që të vjen Kupa e parë e Botës për lojtarin e Barcelonës. Me dy qendërsulmues si Aguero e Higuain, dhe një të lënë në Itali si Mauro Icardi, Argjentina do të bënte treshen më të frikshme të sulmit, në rast se Messi do të kthehej në një pozitë mesfushori. Nga të tre këta vetëm njëri mund të luaj, dhe atë me shumë gjasë Aguero.

Formacioni i Sampaolit ashiqare ka qenë i përshtatur për Messin, me qëllimin për të nxjerrë maksimumin nga ai. Është një bast më shumë i trajnerit se sa i lojtarit, pasi si zakonisht Messi mbetet në hije, duke mos dalë në pah për preferencat e tija taktike. Edhe Dybala ka qenë i dyshimtë nëse do të merr thirrje, por është në Rusi. A do të paraqitet në ndonjë ndeshje mbetet të shihet.

FINALISTËT

Katër finale të humbura nga Argjentina që nga viti 2004, në edicione radhazi të Copa America shton presionin psikik mbi këtë ekip. Titulli i fundit i Argjentinës ishte në vitin 1993, kur fitonin në Ekuador me dy gola të Gabriel Batistutës. Goycochea, Simeone, Redondo, ishin pjesë i atij ekipi kampion, që mbronte titullin e fituar dy vite më parë. Në të dy titujt mungonte Diego Armando Maradona, i dënuar për 15 vite për shkak të përdorimit të narkotikëve, para se të dënohej përsëri në kthimin e tij në Kupën e Botës në SHBA.

Krahas katër finaleve të Copa America, ndërkohë Argjentina ka humbur në finalen e Kupës së Konfederatave, kur Ronaldiho, Kaka, e Adriano dërrmonin argjentinasit në finale me rezultat 4-1. Dhe, të gjithë e mbajmë në mend finalen e vitit 2014, kur goli i Gotzes sillte titullin e katërt për gjermanët, derisa argjentinasit mbetnin në dy tituj.

KAMPIONËT

Dy herë kampionët e botës, kërkojnë titullin e tretë pas 32 viteve, me njërën nga ekipet më të mira që kanë pasur në dy dekadat e fundit. Titulli i parë vinte pas shumë kontroversave, që janë përmendur tek historitë e Kupës së Botës edhe këtu tek Borozani. I dyti kishte më shumë vulën e Maradonës se sa të fatit. Që nga finalja e vitit 1990, deri në vitin 2014, Argjentina do të humbiste në çerekfinale tri herë, një herë në grupe, dhe një herë në fazën e parë eliminatore.

Të dy titujt e argjentinasve do të vinin në vende jashtë Evropës, në Argjentinë dhe Meksikë, përfshirë edhe finalen e Brazilit. Suksesi më i madh në Evropë është finalja në Itali, kur Maradona ftonte italiano-jugorët të përkrahnin Argjentinën para Italisë, duke shfrytëzuar adhurimin që i bëhej nga tifozët e Napolit.

MESSI

I pensionuar, pastaj i rikthyer me trajner të tij dhe me formacionin të përshtatur për të, kapiteni Lionel Messi kërkon medoemos titullin e Kupës së Botës për t’u konsideruar si njëri ndër më të mirët që ka luajtur këtë lojë. Titulli i tij i vetëm me kombëtaren është titulli i fituar në Olimpiadën e Pekinit, dhjetë vite më parë.

Është shumë e natyrshme përshtatja e formacionit të Argjentinës me lojtarin e tyre më të mirë. Megjithatë barra ose merita për (mos)sukses do të binte në lojtarin më të mirë të Barcelonës, i cili në ekip adhurohet më shumë se sa në vendin e tij, kryesisht për shkak të mungesës së titujve.

EKIPI

Sampaoli luan me formacion 4-2-3-1, rrallëherë duke u zhvendosur në 3-4-2-1. Pozita e krahëve të treshes gjysmë-sulmuese është e rezervuar më së shpeshti për Di Marian e Lanzinin. Për këtë arsye mungesa e këtij të fundit mund të hap probleme për trajnerin kilian, të cilat kanë mjaft emra të përshtatshëm për t’u zëvendësuar. Pavon, ose Salvio shihen si emra të përshtatshëm, ndonëse Dybala mund të provohej në atë pozitë. Messi qëndron mbrapa një qendërsulmuesi, Aguero para Higuain, ndoshta pse ky i fundit në Copa America ka qenë tmerrësisht jo-efikas.

Në mesfushë Lucas Biglia është truri bashkë me Lo Celson. Mesfushori i PSG mund të provoj edhe një pozitë më të avancuar, por zor që mund të përshtatet në krahë. Mascherano, Banega, Perez, janë emra tjerë për pjesën defensive të mesfushës.

Në portë mungon Romero, por Caballero duhej të sjellte me vete përvojën dhe njohuritë e tija me futbollin evropian karshi Kroacisë e Islandës, e edhe Nigerisë sulmuesit e të cilëve janë pjesë e ekipeve evropiane. Otamendi dhe Fazio kanë pasur një sezon shumë të mirë në ekipet e tyre, dhe të dy janë në moshën e përkryer për një qendërmbrojtës. Krahu i majtë duhet të mbulohet nga Tagliafico i Ajaxit, me Ansaldin rezervë. Mercado i Sevillas ka bërë punë të mirë në krahun e djathtë tek ekipi spanjoll.

RUSIA 2018

Në letër, ka ekipe shumë më të kompletuara se sa Argjentina në këtë Kupë të Botës. Por, asnjë ekip nuk e ka Messin, i cili është i aftë të vendos secilën lojë, me pak ndihmë nga bashkëlojtarët e tij. Si do të funksionojnë si ekip, mbetet të shihet.

Grupi nuk është i lehtë. Islandezët janë të papërshtatshëm. Së paku ashtu janë dukur gjatë Euro2016. Pas tyre, me 21 qershor në mbrëmje ndeshen me kroatët, ndërsa mbyllin fazën e grupeve me 26 qershor në mbrëmje ndaj Nigerisë që i kishte mposhtur në Olimpiadën e Atlantas, për titullin e parë afrikan në një garë ndër-kontinentale, në një finale të mbushur me talente – Kanu, Babayarot, Amokachi, Oliseh, Okocha, Ikpeba, Babangida, e West kundër Ayala, Chaot, Zanetti, Sensini, Lopez, Simeone, Crespo, Ortega, Gallardo!


11-SHET: ARGJENTINA - KROACIA

Argjentina vs. Kroacia, formacionet startuese

Russia 2018

Argjentina vs. Kroacia, formacionet startuese

21/06/18 @ 19:03

GRUPI C: FRANCA - PERU

Franca vazhdon, Peru përshëndetet

Russia 2018

Franca vazhdon, Peru përshëndetet

21/06/18 @ 18:51

MUND TË LUAJ

Konfirmohet çështja e Neymarit

Russia 2018/International

Konfirmohet çështja e Neymarit

21/06/18 @ 16:24

FLORENT SEJDIU

Sulmuesi i radhës, Sejdiu te Vëllaznimi

FFK Liga e parë/International/Transfere

Sulmuesi i radhës, Sejdiu te Vëllaznimi

21/06/18 @ 16:07

LISTA E FUTBOLLISTËVE

Publikohen ftesat për Kosovën U19

Kosova

Publikohen ftesat për Kosovën U19

21/06/18 @ 16:02

11-SHET: FRANCA - PERU

Franca vs. Peru, formacionet startuese

Russia 2018

Franca vs. Peru, formacionet startuese

21/06/18 @ 15:59

GRUPI C: DANIMARKA - AUSTRALIA

Barazim, të dyja mbesin në lojë

Russia 2018

Barazim, të dyja mbesin në lojë

21/06/18 @ 15:51

KAMPIONIA E KOSOVËS

Drita gati për Ligë të Kampionëve

FFK Superliga/Champions League

Drita gati për Ligë të Kampionëve

21/06/18 @ 15:40

DHONATAN SANTOS DA HORA

Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin

FFK Liga e parë/International/Transfere

Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin

21/06/18 @ 15:36

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018