PARA GARAVE NDËRKOMBËTARE
Prishtina licenson 24, udhëton me 20 lojtarë
22 June, 2018 @12:02
Fituesja e Kupës së Kosovës dhe pjesëmarrësja nga Kosova në Europa Ligë, Prishtina, ka bërë të ditur sot se ka licensuar 24 futbollistë për garat ndërkombëtare këtë stinor dhe prej tyre 20 do të udhëtojnë për në Gjibraltar, për ndeshjen e parë preliminare të garës.
Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.
Mbrojtës: Jamal Arago, Abdul Bashiru, Lorik Boshnjaku, Debatik Curri, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Lorik Maxhuni, Përparim Osmani.
Mesfushorë: Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Argjend Mustafa, Mergim Pefqeli, Qendrim Zyba.
Sulmues: Arbër Hoxha, Ahmed Januzi, Alen Jasharoski, Basit Abdul Khalid.
Lojtarët e licencuar që nuk udhëtojnë janë Laurit Behluli, Drashko Bozhoviç, Liridon Fetahaj dhe Diar Miftaraj.
Skuadra udhëton të martën më 26 qershor.
Në ndërkohë, bardhekaltërit gjithashtu kanë bërë të ditur se Gjilani ende nuk i ka liruar futbollistët Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi - kështu që dyshja ende nuk janë regjistruar si futbollistë të Prishtinës.
Dueli i parë i Prishtinës luhet më 28 qershor, kur bardhekaltërit zhvillojnë ndeshjen ndaj fituesit të Kupës së Gjibraltarit, Europa, si mysafir.