Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - FERIZAJ

Leotrim Kryeziu për fitoren e Prishtinës, Panadic debuton me humbje

Foto: FC Prishtina/fb

Leotrim Kryeziu për fitoren e Prishtinës, Panadic debuton me humbje


15 October, 2022 @14:57

Me fitore e ka mbyllur takimin e sotëm ndaj Ferizajit skuadra e Prishtinës.

Kryeqytetasit përballjen e sotme e mbyllën me triumf 2-1 (Leotrim Kryeziu 6’ 67’ / Donat Hasanaj 83’).

Kjo ishte ndeshja e parë e Ferizajit nën drejtimin e trajnerit Andrej Panadic, i cili aventurën e tij te Ferizaj e filloi me humbje.

Ditë e mirë sot ishte për Leotrim Kryeziun, sulmuesin e Prishtinës. Kryeziu e gjeti rrjetën dy herë (6’, 67’), ndërkohë që vendasit golin e shënuan përmes futbollistit Donat Hasanaj në minutën e 83’.

Për fatin e keq të ferizajasve, nuk pati shumë kohë për ta gjetur golin e barazimit dhe ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që skuadra e Ismet Munishit të ngjitet në vendin e tretë të renditjes, kurse Ferizaj pas 11 ndeshjeve të luajtura është i fundit në renditje dhe e rrezikon seriozisht rikthimin në Ligën e Parë sezonin tjetër.

Xhiron që vjen, Prishtina është mysafire e Dritës, kurse Ferizaj e pret Malishevën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga