GRUPI C

Leverkusen fiton, Benfica shijon pikën e parë
22 October, 2014 @22:20
Grupi C vazhdon të jetë njëri prej grupeve më të paqarta në Ligën e Kampionëve. Mirëpo një hap të rëndësishëm drejt qartësimit të gjërave ka bërë skuadra e Bayer Leverkusenit, që ka shënuar fitore ndaj Zenitit rus me rezultat 2-0.
Donati dhe Papadopoulos ishin akterët kryesorë të fitores së gjermanëve, derisa përjashtimi me karton të kuq mbrojtësit brazilian, Wendell, në minutë 79’, nuk i ndihmoi rusëve as për të shënuar edhe një gol të vetëm.
Në përballjen tjetër të grupit, ku u takuan Monaco dhe Benfica, nuk u shënua asnjë gol, duke bërë që skuadrat të ndahen me nga një pikë nga fusha, e që kjo ishte pika e parë për skuadrën portugeze, Benfica.
Ndeshjet e radhës:
Zenit - Leverkusen | |||
Benfica - Monaco |
TABELA E GRUPIT C:
1 | Bayer Leverkusen | 6 pikë | ||
2 | Monaco | 5 pikë | ||
3 | Zenit | 4 pikë | ||
4 | Benfica | 1 pikë |