Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHOW

Lewandowski show!

Lewandowski show!


29 September, 2015 @23:30

Polaku Robert Lewandowski, që po shkëlqen te Bayern Muncheni, sonte ka shënuar hat-trickun e radhës me ekipin e tij. 

Ai kishte ardhur me preferencë të Franz Beckenbauerit te Bayern nga Borussia Dortmund, ndërsa disa ditë më parë ai në Bundesligë theu rekord të rallë duke shënuar 5 gola brenda 9 minutave. 

Sonte, ai është bërë njëri ndër krahasimet më interesante në internet, edhe për të qeshur bile.

E para: Lewa bëhet lojtari i parë që shënon hat-trick me dy klube të ndryshme gjermane në Ligë të Kampionëve. 

E dyta: Lewa ka shënuar brenda një jave më shumë gola sesa Liverpooli që nga fillimi i stinorit. 

E treta: Për momentin, polaku është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, Bundesligës dhe kualifikimeve për EURO 2016.


 
Të gjitha lajmet nga