GRUPI E
Suarez rikthen Barçën, BATE mposht Romën
29 September, 2015 @22:38
Luis Suarez me një supergol të shënuar në minutën e 82-të të ndeshjes i ka dhënë Barcelonës fitoren e parë në Grupin E të Ligës së Kampionëve, ndaj Bayer Leverkusenit sonte.
Gjermanët erdhën heret në epërsi, derisa katalonasit u këndellën me golin e Sergi Robertos 10 minuta para fundit të takimit.
Në ndeshjen tjetër të Grupit, BATE Borisov, me Filip Mladenovicin në formë, kanë mposhtur Romën e favorizuar në këtë përballje, 3-2 (Stasevich 8’, Mladenovic 12’, 30’ - Gervinho 66’, Torosidis 82’)
TABELA E GRUPIT E:
1 | Barcelona | 4 pikë | ||
2 | Bayer Leverkusen | 3 pikë | ||
3 | BATE Borisov | 3 pikë | ||
4 | Roma | 1 pikë |