Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVES

Lideri dëshpëron, Hajvalia në finale historike

Lideri dëshpëron, Hajvalia në finale historike


9 May, 2014 @0:36

Vushtrriasit ishin në disavantazh prej dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar në Kishnicë, 3-1, dhe u duhej fitorja me rezultat 2-0 për të arritur finalen.

E, përkundër shtypjes së vazhdueshme drejt portës së mysafirve, e tëra që arriti të bëj Llamkos Kosova ishte një gol i vetëm i shënuar nëpërmjet Bashkim Shalës - që doli të jetë edhe përfundimtari dhe jo i mjaftueshëm për finale të Kupës.

Me këtë rezultat ekipi i Sunaj Keçit, Hajvalia, ka arritur suksesin historik duke u kualifikuar për herë të parë në finale të Kupës së Kosovës.

E finalja e 7 qershorit do të sjellë një fitues gjithashtu historik të Kupës, pasi që as Hajvalia e as Ferronikeli më parë nuk kanë qenë në finale.

Ferronikeli dje eliminoi Dritën në gjysmëfinale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga