BRAZIL 2014
30 lojtarë në listën e Gjermanisë
8 May, 2014 @13:00
Pas publikimit të listës së lojtarëve nga Bosnja e Hercegovina, Hondurasi dhe Brazili, të njëjtën gjë e ka bërë edhe përfaqësuesja e Gjermanisë.
Përzgjedhësi gjerman, Joachim Low, ka ftuar 30 lojtarë në përgatitjet për Kampionatin Botëror, Brazil 2014.
Në listën e Low-it është përfshirë edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, si dhe mesfushori i Real Madridit i cili ka pasur probleme një kohë të gjatë me lëndime, Sami Khedira, derisa jashtë liste ka mbetur ylli i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan.
Kjo listë megjithatë nuk është përfundimtare, pasi që përfaqësueset pjesëmarrëse në Botëror do të kenë të drejtë t’i ftojnë më së shumti 23 lojtarë. Kjo do të thotë se pas përfundimit të përgatitjeve për Botëror, shtatë lojtarë nga kjo listë nuk do të mund të udhëtojnë në Brazil.
Das ist der erweiterte WM-Kader - http://t.co/nqz3qiETzz pic.twitter.com/Mmy55BP5Me
— DFB-Team (@DFB_Team) May 8, 2014