MEDIA

Juventusi ofanziv për Europë
8 May, 2014 @10:52
Italianja Tuttosport, që njihet si gazetë e afërt me kampionin Juventus, ka bërë të ditur se Bianconerët synojnë dyshen këmbëshpejtë për të arritur suksesin europian stinorin që vjen.
Kështu, Luis Nani llogaritet që të ketë përfunduar gjithçka me Manchester Unitedin derisa pritet vetëm zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Juventusit.
Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, është shumë afër fundit të tij në Kataloni bën të ditur gazeta, ashtu që ky pritet të jetë njeriu i fundit për të kompletuar sulmin atomik të sistemit të ri 4-3-3 me të cilin Juventusi pretendon që të arrij suksesin e shumëkërkuar europian.