MISSION COMPLETED

Poyet shpëtoi Sunderlandin
7 May, 2014 @23:53
Sunderland në formë perfekte në katër xhirot e fundit të Premier League, ka treguar veten ndaj ekipeve që luftonin dhe luftojnë për titull të kampionit - dhe me fitoren e sontme kanë siguruar edhe një stinor në elitën e futbollit anglez.
Meritat më të mëdha për këtë arritje të Maceve të Zeza, që ndalën Manchester Cityn në Etihad 2-2, mposhtën Chelsean në Stamford Bridge 1-2, Manchester Unitedin në Old Trafford 0-1 në 5 xhirot e fundit, i takon padyshim trajnerit uruguajan të tyre - Gustavo Poyet, që prej se erdhi te Sunderland i dha një frymë tjetër ekipit - që doli të jetë vitale për mbijetesë.
Sunderland sonte kishte punë ndaj një rivali të drejtpërdrejt të rrezikuar për rënie, West Bromwich Albion, ndaj të cilit kreu punë në gjysmëorëshin e parë të ndeshjes me golat e Jack Colback dhe Fabio Borinit për fitoren me rezultat 2-0.
Rezultatet dhe tabela aktuale.