VALENTIN GJOKAJ

Valentin Gjokaj me fanellën e skuadrës ku ishte i huazuar, Barnet FC
Valentin Gjokaj mbetet pa klub
7 May, 2014 @18:05
Skuadra angleze e cila po garon në Championship, Derby County, ka liruar pesë futbollistë të saj, duke përfshirë këtu edhe qendërmbrojtësin shqiptar, Valentin Gjokaj.
Në këtë mënyrë, talenti 20 vjeçar i shpresave të kuqezinjëve ka mbetur lojtar i lirë.
Gjokaj ka qenë pjesë e Derby Countyt që nga gushti i vitit 2012, mirëpo për shkak të mungesës së hapësirës për lojë është huazuar së pari në Carlisle United, e më pas edhe në Barnet FC, skuadra këto që garojnë në kategoritë më të ulët se ekipi i Derby Countyt.
Pas largimit të tij nga Derby County, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Gjokaj ka falenderuar klubin për këto dy vitet e fundit dhe i ka uruar suksese të gjithë lojtarëve të skuadrës, të cilët do të luajnë në Play Off për t’u kualifikuar në Premier League.
Thanks to @dcfcofficial for everything in the last two years. Wish the players all the best for the play offs and for the future.
— Valentin Gjokaj (@valentingjokaj) May 7, 2014