VIDAL

REUTERS
Operohet nesër
6 May, 2014 @23:00
Spekulimet lidhur me një lëndim të mefsushorit kilian të Juventusit dhe nevojës për operim kanë dalë të vërteta.
Kështu, sot Juventus ka konfirmuar se Arturo Vidal që nesër do të hyjë në operacion për tu shëruar nga një problem në meniskusin e tij.
Mesfushori i Bianconerëve ka vizituar sonte në Barcelonë profesorin Ramon Cugat, bashkë me stafin mjekësor të përfaqësueses së Kilit dhe është ardhur në përfundim që ai që nesër të hyjë nën thikë.
Mjeku nga Barcelona u ka siguruar të dyja palëve se Vidal do të jetë plotësisht i gatshëm pas operimit për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.