Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Madrilenët dyshojnë në konspiracion me Enriquen

Madrilenët dyshojnë në konspiracion me Enriquen


6 May, 2014 @13:05

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është takuar me trajnerin e Celta Vigos, Luis Enrique, dje, për të diskutuar mundësinë për transferim të tij te Blaugranat, pasi që tashmë është e sigurtë se Tata Martino do të largohet nga detyra me të përfunduar stinori. 

Ish mesfushori i Barcelonës dhe Real Madridit, Luis Enrique, ka treguar veten si trajner te Celta Vigo dhe Roma, derisa pritet të emërohet si trajner i Barcelonës për stinorin e ardhshëm. 

Mirëpo, lufta e ashpër për titull në Spanjë, ka bërë që mediat madrielene, posaçërisht AS dhe Marca, të vënë në dyshim këtë kalim, pasi që dyshojnë në një konspiracion të thellë. 

Kjo, pasi që Real Madrid do të udhëtojë në Vigo për tu ndeshur me Celtan këtë fundjavë. E Luis Enrique me Celtan do të mundohet të ndalë Real Madridin - që në këtë rast do të thoshte përshëndetje nga titulli për Los Blancos! 

Barcelonës i duhen dy fitore në dy ndeshjet e fundit për tu shpalluar kampion, por vetëm nëse Real nuk i fiton të tre ndeshjet e mbetura. Një gabim i vogël i Realit në cilëndo nga tre ndeshjet - dhe dy fitoret e Barcelonës, do ta bënin Barcelonën kampion. 

Në anën tjetër, Atletico Madrid, që ka titullin në dorë të vetë, duhet gjithashtu të fitojë dy ndeshjet e mbetura për tu shpallur kampion.

E në xhiron e fundit, Barcelona në Camp Nou pret Atletico Madridin. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



NDESHJET E MBETURA TË KRYESUESVE:

ATLETICO MADRID > pret Malagan udhëton te Barcelona
BARCELONA > udhëton te Elche pret Atletico Madridin
REAL MADRID > udhëton te Celta Vigo udhëton te Valladolid pret Espanyolin

 
Të gjitha lajmet nga La Liga