Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

10 transferet më të këqija të stinorit në Premier League

Reuters/ Getty Images/ Getty Images

10 transferet më të këqija të stinorit në Premier League


Artikulli orgjinal është shkruar nga e përditshmja angleze The Telegraph. Përkthimi dhe përshtatja është bërë nga redaksia e Borozani.com.

6 May, 2014 @0:50

Si çdo stinor edhe sivjet ka pasur trensferime të mëdha në Premier League, të cilët janë realizuar duke pasur pritje të mëdha nga ekipet që i kanë kryer ato transferime. Megjithëse janë shpenzuar para të majme për transferimet e lojtarëve, ndonjëherë këto transferime nuk kanë dalë të qëlluara.

E përditshmja angleze, The Telegraph, duke u bazuar në këtë fakt, ka përcaktuar 10 transferimet më të këqija për sivjet në Premier League. Ja cilët janë këto transfere…

10. Martin Demichelis (Manchester City)

Ish futbollisti shumëvjeçar i Bayern Munchenit u transferua në Manchester City për 5 milionë euro nga Atletico Madrid. Me kampionin aktual të Premier Leagues, ka pasur gjithsej 25 paraqitje në Premier League, mirëpo për shkak se shumica e gabimeve që i bënte përfundonin me gol, e shndërruan atë një transferim të dështuar për këtë stinor.

9. Tiago Ilori (Liverpool)

Qendërmbrojtësi 21 vjeçar u transferua për 8.25 milionë euro nga Sporting Lisbona në Liverpool. Ilori nuk pati asnjë paraqitje me ekipin e parë të Liverpoolit kurse ndeshjet e vetme që i zhvilloi me të kuqtë, ishin me skuadrën e të rinjëve U21. Në janar u huazua La Liga te skuadra e Granadas.

8. Nicolas Anelka (West Bromwich Albion)

Anelka u transferua në West Bromwich Albion pa dëmshpërblim. Megjithëse nuk u shpenzua asnjë cent për dëmshpërblimin e tij, nuk mund të thuhet se Anelka nuk i ka kushtuar aspak WBA-së. Ai përveç se kishte paraqitje zhgënjyese në fillim të stinorit, e futi veten në telashe për shkak të përshëndetjes naziste pasi shënoi gol në ndeshjen kundër West Hamit. Kjo ishte edhe ndeshja e vetme e Anelkas që shënoi me fanellën e West Bromwichit. Ish reprezentuesi i Francës, tani ka deklaruar se është pensionuar nga futbolli.

7. Mesut Ozil (Arsenal)

Skuadra e Arsenalit, e cila njihej si një skuadër që shpenzon fare pak për transferime, e theu këtë tabu duke e transferuar Mesut Ozilin nga Real Madridi për hiq më pak se 50 milionë euro. Megjithëse në fillim të stinorit kishte paraqitje të jashtëzakonshme, në përgjithësi performanca e tij ishte shumë më e ulëta në krahasim me pritjet që ishin kur u transferua. Ai në fillim krahasohej me Eric Cantonan, duke u emërtuar si Cantona i Arsenalit, ndërsa tani më shumë po krahasohet me Dimitar Berbatovin.

6. Jozy Altidore (Sunderland)

Sulmuesi amerikan vlerësohej si një makinë e golave kur u transferua në Sunderland nga AZ Alkmaar, pasi gjatë stinorit 2012/13 kishte shënuar 23 gola me fanellën e AZ Alkmaarit. Por këtë stinor Altidore arriti të shënoj vetëm një gol në 1746 minuta sa mbeti në fushë në ndeshjet e Premier Leagues. Sulmuesi i cili kushtoi 10 milionë euro, po përjeton stinorin më të keq në karrierën e tij.

5. Dani Osvaldo (Southampton)

Skuadra e Southamptonit ka paguar dëmshpërblimin e dytë më të shtrenjtë në histori të klubit, duke shpenzuar 15.1 milionë euro për transferimin e Pablo Osvaldos nga Roma. Mesfushori 28 vjeçar ishte dënuar për dy javë nga klubi për shkak se e kishte goditur me kokë bashkëlojtarin e tij dhe më pas u huazua në Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit.

4. Roberto Soldado (Tottenham Hotspur)

U transferua në Tottenham nga Valencia për 30 milionë euro. Në fillim u tregua si një përforcim mjaft i qëlluar duke shënuar katër gola në tre ndeshje, por tani është shndërruar në një sulmues që nuk arrin dot ta gjejë rrugën e golit. Nga 26 paraqitjet në Premier League, Soldado ka shënuar gjithsej 6 gola, ku katër prej tyre i ka realizuar nga penalltitë.

3. Andreas Cornelius (Cardiff City)

Kur sulmuesit transferohen për para të majme dhe më pas tregojnë paraqitje dëshpëruse, gazetarët zakonisht llogarisin se sa i ka kushtuar klubit çdo gol i shënuar nga ai sulmues. Mirëpo kjo llogaritje nuk mund të vlej edhe për Andreas Corneliusin, i cili u transferua për 8.7 milionë euro në Cardiff City nga FC Copenhagen, pasi që sulmuesi danez nuk arriti të shënoj asnjë gol me fanellën e Cardiffit në 11 paraqitje sa i kishte. Si rrjedhojë e këtij dështimi, Cornelius u kthye në Copenhagen gjatë afatit kalimtar të janarit.

2. Erik Lamela (Tottenham Hotspur)

Kur u transferua në Tottenham Hotspur, e mbante epitetin si njëri prej talentëve më të mëdhenj në botë. Tottenhami shpenzoi 30 milionë euro për transferimin e tij nga Roma, duke menduar se ai do të jetë zëvendësimi ideal për Gareth Bale-in, i cili largua për një çmim rekord te Real Madridi. Por futbollisti në fjalë pati shumë vështirësi të adaptohej në lojën me ekipin e tij të ri. Gjatë stinorit vjeshtor Lamela pati vetëm 3 paraqitje si titullar, ndërsa më shumë llogaritej në ndeshjet e Europa League. Përveç kësaj, mesfushori ofansiv ende nuk ka ndonjë paraqitje gjatë vitit 2014 për shkak të lëndimit në shpinë.

1. Mourouane Fellaini (Manchester United)

Mesfushori belg u transferua nga Evertoni në Manchester United për hiq më pak se 32.4 milionë euro në fillim të këtij stinori. Ai ishte parashikuar se do të jetë lider i mesfushës te djajtë e kuq, mirëpo 26 vjeçari nuk arriti t’i tregojë cilësitë e tij të vërteta siç jemi mësuar ta shohim në Everton.


MEDIA

Pogba shkëmbehet me 3 madrilenë!

Serie A/La Liga

Pogba shkëmbehet me 3 madrilenë!

05/05/14 @ 15:54

BARÇA

Italianët shënjestrojnë talentët

Serie A/La Liga

Italianët shënjestrojnë talentët

05/05/14 @ 15:32

RODGERS OPTIMIST

Titulli është i yni!

Premier League

Titulli është i yni!

05/05/14 @ 15:08

DERBI I OLIMPIKËVE

Gignac inspiron Marseillen

Ligue 1

Gignac inspiron Marseillen

04/05/14 @ 23:10

BERNABEU

Barazon Reali

La Liga

Barazon Reali

04/05/14 @ 23:00

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League