BERNABEU

REUTERS
Barazon Reali
4 May, 2014 @23:00
Së pari barazoi Barcelona. Pastaj pësoi Atletico Madrid dhe pak më parë Real Madrid vetëm në saje të një mjeshtrie të Cristiano Ronaldos arriti të nxjerrë një pikë në Santiago Bernabeu ndaj Valencias.
Treshja e La Ligas që po lufton për titull të kampionit këtë xhiro ka dështuar. E këtë e konfirmoi edhe Real Madrid sonte, me barazimin ndaj Valencias kërkuese.
Valencia ishte dy herë në epërsi, por një herë Sergio Ramos e pastaj edhe Cristiano Ronaldo barazuan për të mos lënë mysafirët të shkojnë me pikë të plota në shtëpi.
Me këtë pikë të fituar të Real Madridit, Atletico Madrid përsëri mbetet skuadra kryesore që do të thotë fjalën për titull, derisa ekipi i Carlo Ancelottit do të duhet të shpresojë në fitore të Barcelonës në xhiron e fundit për të fituar titullin - nëse i fitojnë ndeshjet e mbetura.
Rezultatet dhe tabela aktuale.