MILAN

seriea/tim/facebook
De Jong vendos derbin
4 May, 2014 @22:42
Mesfushori holandez i Milanit, Nigel De Jong, i ka sjellë fitoren më të ëmbël të karrierës së deritashme të Clarence Seedorfit si trajner.
De Jong ka shënuar golin e vetëm, me kokë, në derbin e madh të Milanos, që i ka sjellë fitoren Rossonerëve ndaj rivalëve të përbetuar të tyre nga qyteti, Inter.
Me këtë fitore Milan tani ka gjasa teorike në dy xhirot e fundit të sigurojë një vend në Europa League edhe pse varet nga rezultatet e Parmës, Torinos e Interit, që kanë 0, 1 përkatësisht 3 pikë më shumë se Rossonerët.
Përndryshe kjo ka qenë fitorja e parë e Milanit ndaj Interit pas pesë derbive mes vete.
Rezultatet dhe tabela aktuale.