SHKELZEN GASHI

Shkelzen Gashi shKATËRrues
4 May, 2014 @18:13
Mesfushori ofansiv i Grasshopperit, Shkelzen Gashi, definitivisht sot ishte në ditën e tij.
Futbollisti shqiptar ishte maestral duke shënuar katër herë në ndeshjen kundër Young Boysit, që përfundoi me rezultat 5-0 në të mirë të ekipit të tij.
Gashi serinë e tij të golave e nisi që nga minuta e katërt, për të shënuar më pas edhe tre herë në minutat 40’, 50’ dhe 54’.
Rol të rëndësishëm në këtë humbje të thellë të Young Boysit kishte edhe suspendimi me karton të kuq i dy futbollistëve, Zarate dhe Rochat, të cilët u larguan nga ndeshja në minutat 34’, përkatësisht 40’.
Mesfushori tjetër shqiptar, Amir Abrashi, i cili e nisi takimin si titullar, po ashtu ishte njëri ndër kontribuesit në fitoren e skuadrës së tij.
Me këtë fitore Grasshopperi vazhdon t’i mbajë gjallë shpresat për titull, duke qenë katër pikë larg kreut, kur kanë mbetur edhe katër javë deri në përfundim të kampionatit.
Video