DERBI I OLIMPIKËVE

REUTERS
Gignac inspiron Marseillen
4 May, 2014 @23:10
Olympique Marseille ka mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në gara europiane me fitore në derbin e madh ndaj Olympique Lyon sonte.
Marsejezët kanë mposhtur Lyonin me rezultat 4-2, të inspiruar nga sulmuesi Andre Pierre Gignac që shënoi dy herë për të siguruar fitoren e ekipit të tij në Velodrome.
E ndeshja derbi e ka arsyetuar tërëisht epitetin e saj, ku përveç gjashtë golave të shënuar ka pasur edhe raste të panumërta nga të dyja palët - derisa Marseille tashmë dy xhiro pa përfunduar kampionati francez, gjendet vetëm dy pikë larg Lyonit, në luftën për një vend të fundit që dërgon në Europa League.
Rezultatet dhe tabela aktuale.