BARÇA

REUTERS
Italianët shënjestrojnë talentët
5 May, 2014 @15:32
Disa ekipe nga Serie A kanë vënë shënjestër lojtarët e Barcelonës që do të largohen këtë stinor nga ekipi katalonas.
E përditshmja katalonase, Sport, ka shkruar sot se Isaac Cuenca, Cristian Tello, Ibrahim Afellay, Jonathan Dos Santos dhe Oier Olazabal do të shiten në fund të stinorit.
Të gjithë këta lojtarët kanë qenë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës në disa raste dhe kanë pasur përvoja në gara të ndryshme dhe me deklaratën e drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta, se Barcelona do të nënshkruaj me futbollistët e ri që do të vinë gjatë verës - pesëshja në fjalë mund të largohet nga ekipi Blaugrana në fund të stinorit.
Juventus, Inter e Milan - të gjitha janë të gatshme të gjuajnë grepin e tyre te së paku Cristian Tello, njofton Foot Italia.
Gjithashtu, në interesim të këtyre lojtarëve e njejta faqe bën të ditur se do të futen edhe Arsenal, Liverpool e Ajax në garë.