RODGERS OPTIMIST

REUTERS
Titulli është i yni!
5 May, 2014 @15:08
Trajneri veriirlandez i Liverpoolit, Brendan Rodgers, beson fuqishëm në titull kampioni.
Në një deklaratë të tijën të përcjellur nga mediat britanike sot, ai ka thënë se nuk ka ekip që do të shënojë më shumë gola se Liverpooli në një ndeshje.
“Nëse ka ndonjë ekip që mund të shënojë goal dhe të kthejë gjithçka në favor të vetin - do të jemi ne. Pa dyshim. Ky është qëllimi ynë. E kam parë këtë edhe më parë. Chelsea ka mposhtur 8-0 Wiganin në vitin 2010 në ndeshjen e fundit të stinorit,” është cituar të ketë thënë Rodgers, transmeton Goal sot.
“Ne nuk jemi ekip i rezultateteve 1-0. Këtë e kemi treguar që nga fillimi i stinorit, ne do të shënojmë shumë gola. E City në ndeshjet e radhës do të mund të humb edhe pikë nga kundërshtarët që i dalin përballë,” ka thënë mes tjerash Rodgers.
Nëse i fitojnë ndeshjet e mbetura Liverpool dhe Manchester City do të përfundojnë kampionatin me pikë të njejta. Mirëpo, në kësi raste vlerësohet golaverazhi, e City ka aktualisht golaverazh më të mirë se Liverpool, me nëntë gola më shumë.