KOSOVA

Beg Ferati drejt përfaqësueses së Kosovës
6 May, 2014 @16:32
Beg Ferati pritet të jetë një emër i ri në përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të radhës.
Futbollisti i skuadrës zvicerane, Sion, do të përfshihet në listën e përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjet kundër Turqisë më 21 maj dhe kundër Senegalit më 25 maj.
Përfshirjen e tij në përfaqësuese e konfirmoi edhe nga ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Po, përgjigjja e tij është pozitive. Beg Ferati ka pranuar të luajë për Kosovën. I kemi treguar për projektin që kemi për të ardhmen. Lojtari është bindur që kemi një projekt serioz, prandaj atë do ta kemi të gatshëm për lojë,” ka thënë Sahiti për gazetën Arena.
Ferati është lojtar titullar në skuadrën e Sionit, që garon në Superligën e Zvicrës. Ai ka pasur një paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës më 10 gusht të vitit 2011, në ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtajnit, kurse më parë ka pasur edhe disa paraqitje me grupmoshat e reja të këtij shteti. Gjatë karrierës së tij, Ferati ka luajtur në skuadra të ndryshme si Freiburg, Basel, Winterthur etj.
Qendërmbrojtësi 27 vjeçar llogaritet si një lojtar ideal për ta mbuluar hapësirën e zbrazur nga mundesa e Avni Pepës, i cili në ndeshjen e fundit kundër Haitit kishte krijuar një tandem të mirë me Loret Sadikun në mbrojtje. Siç ishte njoftuar edhe më parë, Pepa së bashku me kapitenin Rashkaj, me shumë gjasë do të mundojnë në ndeshjet e radhës për Kosovën, për shkak se nuk kanë arritur të marrin leje nga klubi i tyre, derisa në mënyrë të njëjtë mund të përfundojnë edhe disa futbollistë të tjerë që luajnë në skandinavi.
Përveç Feratit, në shënjestrën e përfaqësueses së Kosovës janë edhe Berat Xhimshiti, Adrian Nikçi, Arlind Ajeti etj. Që të tre këta luajnë në skuadra të ndryshme të Superligës së Zvicrës.