LIGUE 2

Helena, trajnere e Clermont
7 May, 2014 @14:33
Ekipi i Ligue 2, Clermont, ka shkruar histori duke njoftuar se ka emëruar në postin e trajnerit të klubit, portugezen Helena Costa.
Costa 36 vjeçare, do të bëhet trajnerja e parë në histori të klubeve profesioniste françeze duke marrë drejtimin e skuadrës në fjalë.
Helena deri më tani ka qenë trajnere e përfaqësueses së femrave iraniane, derisa do të prezentohet në postin e saj të ri me të përfunduar stinori 2013/14.
Me këtë vendim, Clermont, i ka bërë një reklamë të madhe ekipit, duke u bërë lajm në pjesën më të madhe të mediave botërore.