Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZIL 2014

Brazili shpall listën për Botëror

Brazili shpall listën për Botëror


7 May, 2014 @17:29

Nikoqiri i Kampionatit Botëror, Brazili, ka bërë të ditur listën e lojtarëve që do të luajnë në këtë kampionat.

Ndër emrat kryesorë që janë përfshirë në listën e përzgjedhësit Scolari janë Neymar, Hulk, Oscar, Thiago Silva, Dani Alves e të tjerë.

“Në përzgjedhjen e lojtarëve me siguri që do të ketë prej atyre që nuk do të pajtohen me mua, mirëpo fjalën e fundit natyrisht që unë e them. Pavarësisht nëse kanë mendim të njëjtë apo të kundërt me mua, nga të gjithë kërkojë që ta mbështesin këtë skuadër, pa u bazuar në emra,” tha Scolari derisa e prezentoi listën e tij.

Brazili gjendet në grupin A së bashku me Kroacinë, Kamerunin dhe Meksikën.

Portierët:

Jefferson (Botafogo), Júlio César (Toronto), Victor (Atletico-MG)

Mbrojtësit:

Dante (Bayern), David Luiz (Chelsea), Henrique (Napoli), Thiago Silva (PSG), Daniel Alves (Barcelona), Maicon (Roma), Maxwell (PSG), Marcelo (Real Madrid)

Mesfushorët:

Fernandinho (Man. City), Henrnaes (Inter Milan), Luiz Gustavo (Wolfsburg), Oscar (Chelsea), Paulinho (Tottenham), Ramires (Chelsea), Willian (Chelsea)

Sulmuesit:

Bernard (Shakhtar), Fred (Fluminense), Hulk (Zenit), Jô (Atletico-MG), Neymar (Barcelona)


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014