PARC DES PRINCES

REUTERS
Paris St Germain, mbron titullin kampion
7 May, 2014 @23:42
Paris St Germain është kampion i Francës. Në fakt parisienët kanë mbrojtur titullin e tyre kampion të fituar stinorin e kaluar, pas barazimit të Monacos sonte ndaj fituesit të Kupës, Guingamp 1-1.
Ky rezultat bëri që diferenca prej 7 pikëve e Paris St Germain ndaj Monacos të bëhet e pakapshme dhe ndeshja e tyre në Parc des Princes përkundër se i takoi finalistit të Kupës, Rennes, 1-2, titulli u festua nga tabori i Laurent Blanc.
Dyshja finaliste e Kupës së Francës, Guingamp dhe Rennes, janë ndër skudrat e rrezikuara për rënie nga Ligue 1 dhe asnjëra palë sonte nuk është mposhtur që ka bërë këto ekipe të shpresojnë në mbijetesë, derisa kanë vendosur edhe fituesin e titullit kampion.
E Paris St Germain, përkundër se kaloi heret në avantazh me anë të golit të Ezequiel Lavezzi, shpejtë pësuan dy gola tjerë për të humbur ndeshjen 1-2.
Rezultatet dhe tabela aktuale.