CITY

REUTERS
1 pikë larg titullit
7 May, 2014 @23:31
Ekipi që pritet të dënohet nga UEFA-ja për shkeljen e Fair Playit financiar, Manchester City, ka shënuar fitore impresive në duel me Aston Villan, që duroi mjaft sonte.
Rezistenca e ekipit mysafir nga Birminghami ra në pjesë të dytë kur Edin Dzeko me dy, e Stevan Jovetic bashkë me Yaya Tourenë vulosën fitoren që i ka afruar tejet shumë të kaltërit e Manchesterit te titulli i dytë në tre stinorët e fundit.
Tashmë Manchester Cityt të udhëhequt nga Manuel Pellegrini i duhet vetëm edhe një pikë në xhiron e fundit në Etihad ndaj West Ham Unitedit për të fituar titullin kampion.
Rezultatet dhe tabela aktuale.