KUPA E KOSOVËS

Ferronikeli finalist
8 May, 2014 @0:05
Skuadra e Ramiz Krasniqit, Ferronikeli, ka arritur që sot me fitore me rezultat minimal ndaj Dritës në Bajram Aliu të Skenderajit, të sigurojë finalen e Kupës së Kosovës.
Elhami Berisha ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë të gjelbërebardhëve të cilët fituan ndeshjen me rezultat 1-0 për të arritur finalen.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjilan kishte përfunduar pa gola, 0-0 dhe goli i shënuar nga Berisha në minutën e parafundit të takimit të sotëm ka qenë i mjaftueshëm për të çuar ekipin drejt një historie të re.
Finalisti tjetër i Kupës së Kosovës do të përcaktohet nga ndeshja që zhvillohet nesër ndërmjet liderit të Superligës, Llamkos Kosova dhe Hajvalisë.